Një nënë, e cila është cilësuar si ‘gruaja më e urryer e Britanisë’, po feston 42-vjetorin e lindjes duke bërë një operacion dhe seks të rregullt.
Carla Bellucci e cila sot ka ditëlindjen, ka treguar se ambicia e saj është që të ndihet magjepsëse dhe ‘nuk do të jetë kurrë plakë’. Ajo shprehet se ndihet e re dhe kjo falë ushqimit të shëndetshëm, stërvitjes në shtëpi si dhe veprimet stimuluese në dhomën e gjumit me partnerin e saj.
Por një gjë e shqetëson ish-modelen dhe janë implantet e gjoksit me dy D, që i kanë shkaktuar probleme me shpinën.
Lidhur me këtë asaj i është ofruar një operacion falas në Turqi, por ajo ka vendosur që si dhuratë për ditëlindje të shpenzojë 8 mijë paund në një klinikë në Britani.
“Kam dhimbje kronike të shpinë me këto implante, kështu që me më të vogla do të ikë dhimbja”, ka thënë ajo për “Daily Star”.