“Unë dhe bashkëshorti kemi 8 vite që jetojmë bashkë dhe në 7 prej tyre flemë në dhoma gjumi të ndara”. Ky është rrëfimi i një gruaje, e cila ka shtuar se kjo zgjedhje nuk ka të bëjë për ndonjë zënkë, por thjesht preferojnë kështu.

Gruaja, e cila nuk ka treguar emrin, ka zbuluar se si nisi e gjithë kjo:

“Një mëngjes u zgjova vetëm në krevat, edhe pse isha e sigurt që jam ulur së bashku me partnerin. U bëra kurioze dhe shpejt shkova te dhoma tjetër ku e gjej duke flet në qetësi. E biseda jonë ishte:

-Vura re që ke fletë në një dhomë tjetër. Çfarë ndodhi?

-Nuk po më zinte gjumi. Po gërhisje, po lëvizje shumë. E sa herë ti lëvizje, mua më dilte gjumi.

-Nuk e dija për këtë”.

Kjo gjë ndodhi edhe disa net të tjera, u ulnin bashkë por zgjoheshin të ndarë.

“Patëm dhe një bisedë tjetër dhe kuptuam se ishte më mirë të flinim të ndarë. Partneri më kujtoi të gjitha debatet që kishim në lidhje me gjumin. Madje njëherë e kam gjuajtur shumë të dashurin në sy, pasi po shikoja një ëndërr të keqe”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, ata kuptuan se kur flinin të ndarë, lidhja e tyre shkonte më mirë.

“Në atë kohë, unë kisha një punë fleksibël që më lejonte të bëja shumë aktivitete pasdite dhe në darkë. Mund të rrija duke parë filma apo duke lexuar libra deri natën vonë dhe mund të zgjohesha në 9 ose 10 të mëngjesit. Nga ana tjetër, partnerit i duhej të ishte në punë në 9 të mëngjesit, prandaj fjetja rehat ishte shumë e nevojshme për të”, ka thënë gruaja.

Pasi kanë analizuar të gjitha këto, ata kanë vendosur që të flenë të ndarë. Edhe pse për të ishte e çuditshme që të rrinin të ndarë natën, ajo u mësua shumë shpejt.