Mediat serbe kanë komentuar veprimin e këngëtares Rita Ora, e cila gjatë koncertit të saj në Hungari, u pa teksa performonte dhe mbante në supe flamurin serb.

‘KËTIJ PERSONAZHI I JEPNI PENSION KOMBETAR, Rita Ora me flamurin serb’- nis artikullin media ‘Alo.rs’., duke nënkuptuar se Rita është ambasadore e Kosovës e për këtë, paguhet nga shteti. 

Mediat shkruajnë se pas këtij veprimi, Rita u detyrua t’i kërkonte falje shqiptarëve, por nuk harrojnë të përmendin edhe performancat e këngëtareve të tjera shqiptare si Dua apo Bebe Rexha me flamurin shqiptar.

“Rita Ora këndoi në koncertin e saj të fundit të mbështjellë me flamurin serb – pas faljes që u dërgoi bashkatdhetarëve të saj.

Më parë, Rita së bashku me koleget e saj Dua Lipa dhe Bebe Rexha provokuan në performanca duke treguar shqiponjën dykrenare, e cila përfaqëson ‘Shqipërinë e madhe’ dhe tani, falë një vizitori të koncertit që shtoi një serb flamur për të, ajo duhej tu kërkonte falje bashkatdhetarëve”- shkruajnë mediat. 

Pas performancës në Hungari, Rita sqaroi publikun duke thënë se nuk e kishte parë se cili flamur ishte.