Aktorë të nivelit të lartë dhe yje të muzikës duket sikur kanë tejmbushur tregun e reklamave të pijeve alkoolike. Teksa ata kanë deklaruar publikisht se nuk pinë alkool, ata nuk ngurrojnë që t’a reklamojnë.
Sipas ekspertëve të marketingut dhe reklamave, të famshmit që thonë se nuk pinë, por përpiqen të bindin të tjerët të pinë, rrezikojnë të humbasin audiencën e tyre për shkak të mungesës së “autenticitetit”.
Tekila Casamigos e George Clooney dhe xhini Aviation i Ryan Reynolds kanë qenë hitet e mëdha vitet e fundit, por Blake Lively dhe Jennifer Lopez, mund të përballen me vështirësi për shkak të “lëvizjes deinfluencer”, thonë ekspertët.
Në rrjetin social “TikTok”, për shembull, përdoruesit e Gen Z përpiqen të luftojnë konsumimin dhe të promovojnë produkte që konsiderohen origjinale në marketingun dhe reklamimin e tyre.
Blake Lively, gruaja e Ryan Reynolds, sapo ka lançuar një linjë koktejesh të quajtur Betty Booze.
View this post on Instagram
“Pirja nuk është forca ime”, shkroi ajo në “Instagram” kur bëri reklamën. “Receta në shtëpi. Frut i vërtetë. Përbërës të vërtetë. Pije cilësore. Asnjë marrëzi. Gjithashtu një kursim në kohë reale. Prandaj e bëra vërtet”, ka shkruar ajo.
View this post on Instagram
Por, Jennifer Lopez është detyruar të mbrohet pasi ka hedhur në treg një sërë koktejesh në shishe të quajtur Delola duke thënë se ajo pi herë pas here për t’u çlodhur. Në të kaluarën, këngëtarja ka pohuar se pamja e saj rinore është për faktin se ajo “nuk pi, nuk pi duhan apo nuk konsumon kafeinë”.