Mbrëmjen e djeshme janë bërë diskutime të forta mes banorëve në lidhje me nominimet, edhe pse është e ndaluar që të flasin për to. Në një moment, Luiz Ejlli pyeti Tea Trifonin nëse ajo mendon se Armaldo Kllogjeri, Kristi Dragot dhe Olta Gixhari janë frikacakë.
Kjo pyetje acaroi Kristin, i cili i tha këngëtarit se frikacaku më i madh në shtëpi është ai. Ky i fundit madje e cilësoi treshen Olta-Kristi-Armaldo, si “lepuj”.
Ky term krijoi debat mes Luizit e Kristit. Ai i tha Luizit që atë fjalë të mos e përmendi më.
Kristi i tha Luizit të tregojë respekt dhe të mos e banalizojnë bisedën. Por, sipas Luizit, termi “lepur” nuk tregon banalitet.