Këngëtarja me famë botërore, Shakira, do të bëjë histori në MTV Video Music Awards 2023 më 12 shtator!
Këngëtarja e njohur kolumbiane do të bëhet artistja e parë nga Amerika e Jugut që do të nderohet me çmimin “Video Vanguard”.
Mediat e huaja shkruajnë se në të njëjtën kohë, ajo pretendon një statujë në tre kategori të tjera, si “Artiste e vitit”, “Bashkëpunimi më i mirë” për “TQG” me Karol G dhe së fundi, “Latinja më e mirë”, ku është nominuar dy herë.
Shakira is about to join an esteemed list of artists as the latest recipient of the Michael Jackson Video Vanguard Award at the 2023 MTV VMA’s https://t.co/cPMSY9VLBx
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) August 29, 2023
“Shakira është një forcë e vërtetë globale që vazhdon të frymëzojë dhe të ndikojë masat me aftësinë e saj unike muzikore. Ajo është një pioniere për gratë anembanë botës dhe një nga artistet e para që udhëheq globalizimin e muzikës latine”, tha Bruce Gilmer, presidenti i muzikës, talentit muzikor, programimit dhe ngjarjeve të Paramount dhe shefi i përmbajtjes së Paramount+ për muzikën.