Një yll i përmbajtjeve për të rritur pretendon se ka shpenzuar 790 mijë paund për ish-të dashurin e saj përpara se të zbulonte se ai e kishte tradhtuar me dhjetëra gra.
Ajo ishte vetëm 24 vjeçe kur filloi marrëdhënien me partnerin e saj që në atë kohë ishte 31 vjeç. Ai fillimisht e inkurajoi që të bashkohej në platfprmën, por dinamika e tyre ndryshoi shpejt teksa suksesi i saj u rrit.
“Të bëja përmbajtje për të rritur ishte ideja e tij. Filloi me klipe të shkurtra të mia me të brendshme ose bikini. Por teksa abonentët kërkonin më shumë, gjithçka evoluoi shpejt”, ka rrëfyer 28-vjeçarja.
Sipas Taila-s, ish-partneri u përfshi në punën e saj për të fituar sa më shumë para duke qenë se vetë ishte i papunë dhe ajo ishte e vetmja që i ofronte financa.
Ndërsa ajo ishte fytyra publike e përmbajtjes, ai mbeti plotësisht anonim.
“Pranova t’i jepja 50% të të ardhurave të mia, pavarësisht faktit se po shfaqej fytyra ime dhe unë po publikoja gjithçka, ndërsa ai mundi të mbetej anonim. E konsideroj mjaft të padrejtë, të jem e sinqertë… nuk ka prova që kasetat e tij seksuale janë në internet”, ka treguar Taila.
Gjatë rrjedhës së marrëdhënies, 28-vjeçarja pretendon se ajo financoi një stil jetese ekstravagant për ta, duke mbuluar gjithçka, nga udhëtimet luksoze deri te shpenzimet e mëdha personale.
“Shpenzova gati një milion dollarë për të. I bleva BMW-në prej 56 mijë paund që ai ende e ka. Shkonim me pushime luksoze çdo dy muaj, në Bali nëntë herë, në Japoni, në Evropë dhe unë pagova për gjithçka. Madje e dërgova me aeroplan në Turqi që ai të bënte një transplant flokësh”, ka rrëfyer ajo.
28-vjeçara ka vijuar rrëfimin duke thënë se lidhjes së tyre i erdhi fundi kur zbuloi se ai e kishte tradhtuar përmes një grupi viral në “Facebook” me emrin “Motër, a është ky burry yt?”.
“Ai ishte në fakt personi që erdhi tek unë dhe më tregoi për postimin. Do të thoja se ndoshta kishte afër 27 vajza me të cilat ai më tradhtonte gjatë gjithë marrëdhënies sonë 3-vjeçare. Ajo që ishte tronditëse ishte se ai me kërkoi që të monitoroja faqen dhe të mbaja shënim se sa vajza dilnin nga puna. Sa herë që isha në telefon, ai më kërkonte të kontrolloja postimin, ose madje ai shkonte në telefonin tim për të kontrolluar”, kujton Taila.
Kjo e fundit tha se marrëdhënia e kishte bërë të ndihej më shumë si kujdestare sesa si partnere:
“Për tre vjet, bëra gjithçka… Kujdesesha për një shtëpi trekatëshe dhe një biznes ndërsa ai shikonte “YouTube”. Unë fitoja të gjitha paratë, paguaja të gjitha faturat, gjithçka ishte në emrin tim. Isha si nëna e tij. Kur një burrë 34-vjeçar varet nga unë, unë nuk do të jem e dhënë pas tij”.




