Ish-banorja e “Big Brother VIP5”, Ina Aderi, ka qenë e ftuar mbrëmë në emisionin “Top Arena”, ku është vendosur përballë pyetjeve të Mateo Borrit.
Ky i fundit e ka pyetur atë në lidhje me ndarjen nga ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Keijsi Hyseni, si dhe për jetën e saj private.
Ina tregoi se nuk është e dashuruar, e në një moment Mateo e pyeti nëse të dashurin e donte motorist apo futbollist.
“Mami më ka thënë që burrin t’a marrësh me shkollë të lartë”, u përgjigj Ina, duke shtuar se pjesa tjetër nuk ka rëndësi.
Pjesë nga intervista:
Nëse do kishe mundësi të zgjedhje, do t’a zgjidhje partnerin motorist apo futbollist?
Mami më ka thënë gjithmonë…
Do t’a zgjedhësh ti jo mami…
Mami ka thënë që burrin duhet t’a marrësh me shkollë, kështu që me patjetër duhet të ketë shkollë të lartë, pastaj nuk ka rëndësi nëse është motorist apo futbollist.
Ndoshta i pari ishte motorist dhe i dyti do jetë futbollist
Nuk i dihet o Mateo.




