“Top Arena”, emision i dedikuar për Botërorin 2026, ka hyrë në natën e dytë të tij. I ftuar mbrëmë në emision ishte edhe këngëtari i njohur Blero, i cili së fundmi i ka hyrë edhe menaxhimit të futbollistëve, ku ka arritur të përmbyllë transferimet e para.

Brikena Selmani, pjesë e emisionit, i ka bërë një intervistë të veçantë Bleros, teksa ky i fundit nuk ka hezituar të këmbejë rolet me ish-banoren e “Big Brother VIP 5” dhe ta pyesë në lidhje me marrëdhënien me Mateo Borrin.

Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri la të kuptohej se marrëdhënia e çiftit më të përfolur të momentit ka marrë fund.

Pjesë nga intervista:

Blero: Një pyetje për ty Brikena, ka marrë fund mes teje dhe Mateos?

Brikena: Ke nisur të bësh pyetje edhe ti?

Blero: Për shkak se Top Channel ndqiet shumë dhe fansat më pyesin. Do të doja shumë të ishit bashkë. Edhe fansat më shkruajnë dhe më thonë të ndërhyj që të ktheheni bashkë. Unë nuk e dija që nuk jeni më bashkë.

Blero: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur. Do të kem gjithnjë respekt për Mateon dhe gjithçka që kemi bërë bashkë.