Skena franceze dhe ndërkombëtare e muzikës elektronike është trishtuar nga lajmi i vdekjes së DJ dhe producentit Kavinsky, emri i vërtetë i të cilit ishte Vincent Belorgey.
Nga informacionet e konfirmuara nga Prokuroria e Parisit, thuhet se 50-vjeçari u gjet i vdekur në shtëpinë e tij të martën. Autoritetet franceze kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Ndërsa, siç u raportua, oficerët e parë të policisë që mbërritën në vendin e ngjarjes nuk gjetën asnjë provë të aktivitetit kriminal.
Kujtojmë se Kavinsky u bë i famshëm me këngën e tij të vitit 2010 “Nightcall”, të shkruar bashkë me anëtarin e Daft Punk, Guy-Manuel de Homem-Christo. Kënga u bë një hit global kur u përfshi në kolonën zanore të filmit të vitit 2011, Drive, me protagonist Ryan Gosling, dhe u bë një nga këngët më ikonike të muzikës synthwave dhe elektronike.
Artisti francez performoi gjithashtu në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike të Parisit 2024, ku ishte pjesë e programit muzikor të eventit.
Ai ishte një performues i shpeshtë në koncerte dhe kishte publikuar dy albume, OutRun në vitin 2013 dhe Reborn në vitin 2022. Kavinsky kishte planifikuar të performonte të shtunën, më 8 gusht në Deauville, si pjesë e festivalit të muzikës elektronike Gärten on the Beach.


