Aktorja e famshme turke, Asli Bekiroglu, i është nënshtruar operacionit të saj të tetë për shkak të problemeve shëndetësore të gjata. Pas operacionit, ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një përditësim mbi shëndetin e saj.

Asli i informon herë pas here fansat e saj në lidhje me periudhën e vështirë që po kalon prej dy vitesh.

Ajo ka postuar disa fotografi në “Instastory”, ku duke ruajtur humorin e saj, e përmbledh përvojën e saj me fjalët: “A nuk mjafton kjo tashmë?”.

Ditën e sotme, ajo ka publikuar në “Instagram” një video ku tregon se çfarë ka përjetuar në dy vitet e fundit në spital. Në pamjet në fjalë, Asli nuk ka ngurruar që të tregojë se si trupi i saj është transformuar gjatë kësaj periudhe.

Gjithashtu ka treguar edhe momentet e saj të dobësisë, ku shihet me lot në sy. Por nuk ka lënë pa vendosur edhe momentet ku ka kënduar apo kërcyer.

View this post on Instagram

A post shared by Asli Bekiroglu (@aslibekiro)

Tetë operacione në dy vite:

Problemet shëndetësore të Bekiroglu filluan afërsisht dy vjet më parë pas një operacioni për heqjen e një fibroide të mitrës. Në një deklaratë të mëparshme, aktorja shpjegoi se një ndërlikim serioz gjatë operacionit shkaktoi dëmtime në zorrët e saj, duke e detyruar atë t’i nënshtrohej operacioneve të shumta.

Pas këtyre ndërlikimeve, aktorja hyri në një proces të gjatë dhe të vështirë trajtimi, duke iu nënshtruar gjithsej tetë operacioneve deri më sot.

“U kthye nga pragu i vdekjes dy herë”

Në një video që ajo publikoi më herët, Bekiroglu përshkroi përvojën e saj në detaje për herë të parë, duke thënë se ka kaluar kohë shumë të vështira fizikisht dhe psikologjikisht për dy vjet. Aktorja e sukseshme deklaroi se ishte përballur dy herë me situata kërcënuese për jetën gjatë këtij procesi, duke shtuar se falë mjekëve të saj të rinj, trajtimi po përparonte pozitivisht dhe se shpresonte të kthehej në jetën e saj normale.

Ajo ka lajmëruar se do të nisë procedurat ligjore

Asli Bekiroglu ka njoftuar më herë se do të kërkojë ndihmë ligjore kundër atyre që janë përgjegjëse për problemet e saj shëndetësore. Duke deklaruar se procesi ishte mjaft i lodhshëm për të, aktorja tha se qëllimi i ndarjes së kësaj përvoje ishte të rriste ndërgjegjësimin tek ata që mund të përballen me situata të ngjashme.