Dy këngëtarët e famshëm, Alicia Keys dhe Justin Bieber, janë vetëm dy nga emrat e mëdhenj që pritet të performojnë në nder të reperit Takeoff.

Sipas një raporti, artistët do të performojë në memorialin, të quajtur “Festimi i jetës” i Takeoff , të premten në orën 12:00.

TMZ shkruan se funerali do të mbahet në Atlanta’s State Farm Arena, e cila mund të presë deri në 20,000 të ftuar.

Ndërkohë kujtojmë se anëtari i grupit të njohur ‘Migos’, u qëllua për vdekje në një rrugicë bowling javën e kaluar. Ai u nda nga jeta në moshën 28-vjeçare.

Shtëpia diskografike e reperit “Bad and Boujee”, Quality Control Music,  tha se ai u vra nga një “plumb qorr” nga një debat që më pas kaloi në sulm me armë.

Ndërsa një mjek më vonë zbuloi se reperi Takeoff, emri i vërtetë i të cilit ishte Kirshnik Khari Ball, ishte qëlluar në kokë dhe në bust, gjë që i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Nga ana tjetër detajet e funeralit të 28-vjeçarit të ndjerë janë mbajtur të fshehta deri më tani.

Ndërsa Keys nuk ka bashkëpunuar ndonjëherë reperin e ndjerë në të kaluarën, ajo u shfaq në performancën e Kanye West në Donda 2 në shkurt, ashtu si edhe Migos.

Bieber ka dy bashkëpunime me Migos në këngët “What You See” dhe “Looking for You”. Biletat për memorialin u shitën menjëherë vetëm pak çaste pasi doli në shitje të martën. Banorëve të Gjeorgjisë iu dhanë bileta falas.

Menjëherë pasi lajmi për vdekjen e Takeoff doli në dritë, Keys reagoi në Twitter:

“Kjo eshte shumë…. Është si çdo ditë. RIP. Ngushëllime familjes dhe të dashurit tuaj. Po i humbasim shumë shpejt!!”

Bieber nuk ka reaguar ende në lidhje me vdekjen e Takeoff.