Aktori i famshëm, Jamie Foxx, është në gjendje të mirë shëndetësore. Tre muaj pasi u shtrua në spital për shkak të një komplikacioni shëndetësor, 55-vjeçari ka bërë daljen e tij të parë publike.
Foxx ka publikuar një video në rrjetet e tij sociale, ku informon fansat se nuk është ‘i verbër’ ose ‘i paralizuar’ dhe se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.
“Kam kaluar diçka që nuk e kam menduar kurrë se do ta kaloj. E di që shumë njerëz kanë pritur që të dëgjojnë që gjendja ime shëndetësore është përmirësuar, por të jem i sinqertë me ju nuk doja që ju të më shihnit në atë gjendje”, u shpreh aktori i emocionuar.
View this post on Instagram
“Unë dua që ju të më shihni duke qeshur, kënaqur, festuar, aktruar dhe duke bërë shaka. Nuk doja që të ju të më shihnit me tuba dhe në gjendje të keqe shëndetësore aq sa as unë nuk e dija nëse do ja dilja mbanë apo jo”, ka shtuar Jamie Foxx.
Kujtojmë që 55-vjeçari me 12 prill u shtrua në një spitali në Gjeorgji dhe lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij e madhe përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Ne donim të tregonim se babai im, Jamie Foxx, përjetoi një komplikacion mjekësor dje. Për fat të mirë, për shkak të veprimeve të shpejta dhe kujdesit të madh, ai tashmë po rikuperohet”, shkroi ajo në atë kohë.