Hakerat iranianë kanë publikuar ditën e sotme të tjera të dhëna sensitive.

Nëpërmjet faqes “Homeland Justice”, hakerat kanë publikuar dëshmitë e penaliteti të punonjësve të Ministrisë së Brendshme. Ata kanë nxjerrë 214 faqe me dokumente.

“Bari është gjithmonë më i gjelbër në anën e terroristëve! O ju që kërkoni nga historia dhe historia kriminale e çdo shqiptari! Keni bërë të njëjtën gjë edhe për ata terroristë komunistë?”- shkruhet mbi dokumentet e publikuara.

Data e lëshimit të një prej dokumenteve të publikuar  është 26 qershor 2020, ndërsa mbi të shkruhet:  “Në zbatim të nenit 484 të Kodit të Procedurës Penale të Repuvlikës së Shqipërisë, nga verifikimet që iu bënë shënimeve në regjistrin gjyqësoir pranë kësaj Ministrie, rezulton se shtetasi…është i padënuar. Ky dokument lëshohet për nevoja të brendshme të institucionit tonë.”

Në fund shkruhet se lëshuesi i dokumentit është Fatmir Luzi, drejtor Personeli i Shërbimit Informativ të shtetit.