Në ndeshjen miqësore mes Danimarkës dhe Ukrainës, në pjesën e dytë, Christian Eriksen ra pa ndjenja në fushën e lojës. Pas frikës së madhe për kolapsin e pësuar, kanë ardhur lajme të mira për gjendjen e futbollistit të famshëm.

Madje 34-vjeçari ka bërë edhe një postim në rrjetet e tij sociale, ku sqaron se si është gjendja e tij shëndetësore.

“Dua t’ju bëj të ditur të gjithëve se jam mirë dhe jam në shtëpi me familjen time”, shkruante mesfushori danez në “Instagram”, duke shtuar: “Siç mund ta imagjinoni ajo që ndodhi më preku mua dhe familjen time, por dua t’ju siguroj se ishte një gjë ndryshe në krahasim me vitin 2021. Ndihem mirë dhe rikuperimi ka nisur.

Përveçse jam mirënjohës për mbështetjen dhe ndihmën e të gjithë futbollistëve dhe anëtarëve të stafit në fushë, iu jam mirënjohës të gjithë mjekëve që në këto vite janë kujdesur për zemrën time. Faleminderit për punën e shkëlqyer, defribilatori im bëri atë për të cilën është ndërtuar të bëjë; më mbrojti kur kisha nevojë. Tani do t’iu dedikohem pushimeve, familjes dhe të luaj futboll me fëmijët e mi”.