Athina u kthye në arenë lufte mbrëmjen e 7 gushtit, pasi tifozët e Dinamo Zagrebit dhe ata të AEK-ut u përleshën duke lënë një të vdekur.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbuluar dhe se si kroatët hynë në Greqi, pasi e kishin të ndaluar. Një nga pronarët e kompanisë së dhënies me qira të makinave, nga e cila tifozët e Dinamo Zagrebit morën një nga furgonët që i çuan në Athinë, ka deklaruar se ai ishte mashtruar. Ai deklaroi se ultrasit i kishin thënë se do shkonin në Durrës dhe prandaj ai e kishte lëshuar mjetin me qira.
“Jam në gjendje shoku! Erdhën dy burra dhe morën me qira një furgon, që më thanë se do të shkonin në Durrës, në Shqipëri. Ata firmosën dokumentet përkatëse dhe unë nuk e kisha idenë se ata do të udhëtonin për në Greqi, derisa një miku im më dërgoi foto nga mediat greke, ku ishte automjeti i kompanisë sime!
Më mashtruan! Nëse policia më kontakton, do të jap të gjithë informacionin që kam, megjithëse mendoj se ata tashmë e dinë se çfarë kanë nevojë. Tani mendimi im i parë është se si do të jem në gjendje ta kthej automjetin.”– është shprehur ai.