Luljeta Bozo dhe Najada Çomo do të kryesojnë listën e PS në Tiranë. Dy zonjat do mbajnë vendin e parë, pasi kryeministri Rama tha se nuk mund t’i ndante.
“Në vend të parë në Tiranë janë dy zonja të nderuara që i njeh gjithë Shqipëria. Nuk mund t’i ndaja. Janë dy gra që kanë arritur t’i përçojnë komunitetit një përmasë të prekshme përkujdesejë dhe dashurie.”, tha Rama.
Rama tha se objektivi maksimal i Partisë Socialiste është marrja e 88 mandateve të deputetëve në zgjedhjet e 25 prillit.
Ai tha se nuk ka kuptim që ai dhe drejtuesit politik të qarqeve të jenë në vendin e parë të listës. /Gazeta SHQIP