Kryeministri Edi Rama ka suprizuar me emrat në listë në shumë qarqe të Shqipërisë.
Në krye të listave të kandidatëve për deputetë janë shumica femra, ndërsa ka edhe surpriza, me emra të rinj në PS.
Kështu, në krye të qarkut Fier do të jetë Erion Braçe, në krye të qarkut Elbasan është Evis Kushi, në krye të qarkut Gjirokastër është Mirela Kumbaro.
Ndërsa, në krye të listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Lezhës do të jetë Lindita Nikolla. E, në krye të listës së kandidatëve për deputetë në Durrës është Milva Ekonomi. Rama theksoi se është i lumtur të qëndrojë në kufirin e një ndeshje ku Milva është në krye të listës.
“Është domethënës edhe portreti që shikoni këtu. Vend i parë në qarkun e Fierit, është vend i një socialisti të paepur, Erion Braçe. Është skuadër që nuk e tejkalon PS-në, por e tejkalon Partinë Socialiste. Është skuadër që ka gjithë palcën e PS-së, por ka frymëmarrje që shkon përtej organizmit dhe zgjeron mushkëritë e partisë sonë. Vendi i parë në Elbasan është Evis Kushi, ministre e re e Arsimit.
Kushi ka bërë më të mirën në parlament, për të përfaqësuar Elbasanin dhe Partinë Socialiste. Është suprizë shumë e mirë e eksperiencës sime. Mirela Kumbaro do jetë vendi i parë në Gjirokastër, ku kemi objektivin bazë për dy deputetë dhe i dyti do të jetë Bledi Çuçi. Lindita Nikolla është në Lezhë dhe Milva Ikonomi do jetë në krye të listës në Durrës”, tha Rama.
Lista
Edona Bilali në qarkun e Shkodrës
Pranvera Resulaj në Vlorë
Greta Duraku në Kukës
Eni Zake në Korçë
Lavdrim Krashi në Dibër
Hatixhe Konomi Berat
Najada Çomo dhe Luljeta Bozo në Tiranë
Erion Braçe në Fier
Evis Kushi në Elbasan
Mirela Kumbaro në Gjirokastër
Lindita Nikolla në Kurbin
Milva Ekonomi në Durrës