Vora është një ndër bashkitë e vendit, ku për këtë proces zgjedhor do të votojë elektronikisht.
Megjithëse procesi ka nsiur i qetë, problem është bërë mungesa e energjisë elektrike për një moment. Mësohet se në një qendër votimi nuk ka pasur energji për një periudhë kohe.
Fatmirësisht pajisjet për identifikimin dhe votimin elektronik do të mund të funksionojnë për 2 orë pa bateri, ndërsa kjo situatë nuk ka zgjatur shumë dhe procesi i votimit nuk është cenuar.
Ndërkohë të pranishëm kanë qenë dhe vëzhgues nga Këshilli i Evropës që vazhdimisht kanë pyetur komisionerët për ecurinë e votimit dhe korrektësinë në proces.