Është mbyllur pa shumë histori protesta e thirrur ditën e sotme nga ish-kryeministri Sali Berisha para kryeministrisë.

Protesta nisi në orën 12, teksa qytetarët marshuan nga selia e PD drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit”, ku qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, dhe figura politike, së bashku me Berishën dhe Metën mbajtën fjalime.

Në protestë nuk pati incidente, përveç se një momenti ku qytetarët i vunë flakën një manekine, e cila mbante fytyrën e kryeministrit Edi Rama.

 

 

Nga ana tjetër, në Gjykatën e Apelit vijon të shqyrtohet çështja për përkatësinë e vulës së PD-së, vendimi ky që do përcaktojë kush do e drejtojë partinë e djathtë, e cila qëndron mes Berishës dhe Enkelejd Alibeajt.