Invalidët kanë vendosur të hyjnë sërish në grevë urie, pasi nuk kanë marrë ende një përgjigje nga autoritetet përgjegjëse, në lidhje me ulnen e vlerës sistencës që ata marrin.
Invalidët e Elbasanit thonë se CMAP epror u ka hequr padrejtësisht pagesën prej 16 mijë lek në muaj, pjesë e paketës higjieno-sanitare. Kështu nga 40 mijë lek në muaj që merrte një person me aftësi të kufizuara tani merr 24 mijë lek në muaj.
Fillimisht iu premtua një takim, i cili u zhvillua por nuk morën përgjigje, duke i detyruar të marrin një vendim për futjen në grevë urie deri në plotësimin e kërkesave.
Në një lidhje direkte, gazetarja e Top Channel Bruna Kërçyky shpjegoi se si ndryshimi i ligjit ka lënë pa ndihmë Andrea Qosja.
Pavarësisht se ai është me probleme në gjymtyrë, iu është hequr ndihma higjeno-sanitare dhe përgjysmuar pagesa.
“Kishim takimin, nuk e di kush përfaqësues ishin atje. Na thanë do të ju kthejmë përgjigjeje të martën. Më mirë të vdesim këtu nuk kemi rrugë tjetër. Nuk e di si ta shpjegoj pse ma hoqën. Nuk mundem dot të jetoj me 120 mijë lek. Nuk jetohet dot”, u shpreh ai.