Opozita ka nisur ditën e sotme protestën para kryeministrisë.

Një banderolë gjigande bie në sy, në të cilën është shkruar “Burg Brother VIP”. Banderola mbahet nga të rinjtë e FRPD, të cilët janë duke marshuar drejt kryeministrisë, ndërsa është frymëzuar nga reality show i “Big Brother Vip Albania”, por duke zëvendësuar fjalën “Big” me burg.

Protesta do të mbahet para kryeministrisë, teksa pritet që pas pak qytetarëve t’u bashkohet dhe ish-kryeministri Sali Berisha, por edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.