Dhunimi brutal i kushërinjve Jashar dhe Bilbil Maja nga anëtarët e fisit Rraja shokoi opinonin publik, për shkak të brutalitetit të ngjarjes.
Por si nisi konflikti mes tyre?
Shkak për sherrin që degradoi në dhunë ëhstë një gurore, nën administrimin e Rrajave, e cila ndodhet vetëm 100 metra larg banesës ku banojnë Majat në Borizanë, të Krujës.
Shpërthimet e minave prej kohësh kanë shqetësuar banorët e fshatit Borizanë, mes tyre dhe Majat, të cilët janë ankuar dhe kanë denoncuar administratorët e kësaj guroreje, pasi nga shpërthimet e minave janë shkaktuar plasaritje tek banesat.