As tajfuni nuk ka mundur të ndalojë kurorëzimin e dashurisë të dy të rinjve në Filipine.

BBC ka publikuar rastin e një çifti në Filipine, të cilët kanë vazhduar me ceremoninë e martesës pavarësisht përmbytjeve për shkak të tufanit Doksuri ditën e diel.

Në video shihet nusja, e veshur me fustan të bardhë e vello, duke ecur drejt altarit të përmbytur. Familjarët dhe të ftuarit e tjerë sillen rreth kishës me çizme llastiku.

Tajfuni Doksuri, i quajtur nga vendasit Egay ose Fajkoi, ka shtuar shirat musonikë dhe ka shkaktuar përmbytje në rajonin Bulacan.