Mbreti Charles njihet për dëshirën e tij për t’i bërë gjërat ndryshe, dhe kështu ka bërë dhe në paradën e ditëlindjes së tij.
Charles u bë sot monarku i parë në më shumë se 30 vjet që merr pjesë në paradën “Trooping The Color”, e organizuar për nder të ditëlindjes së tij.
Mbreti u fotografua i hipur mbi kalë në Paradën e Gardës së Kuajve në Whitehall, si kreu i shtetit të vendit.
Atij iu bashkuan kolonelët mbretërorë, duke përfshirë Princin e Uellsit dhe Dukën e Edinburgut, ndërsa më pas në një karrocë ishin Mbretëresha, Princesha e Uellsit Kate, së bashku me Princin George, nëntë vjeç, Princeshën Charlotte, tetë dhe Princi Louis pesëvjeçar.
Sot është hera e parë që një monark në fuqi ka hipur mbi kalë në Trooping the Color që kur kali i Mbretëreshës Elizabeth e mbajti atë gjatë ceremonisë së vitit 1986.
Pompoziteti dhe madhështia u shfaqën gjatë spektaklit ushtarak ku regjimentet më prestigjioze në Ushtrinë Britanike nderuan Kryekolonelin e tyre, duke parakaluar për të shënuar përvjetorin e tij.
Charles do të mbushë 76 vjeç më 14 nëntor, por festimet bëhen paraprakisht në verë, pasi ka mundësi më të mëdha që të mos bjerë shi dhe parada të zhvillohet në mënyrë perfektë.