Gjykata Speciale ka reaguar në lidhje me lirimin e ish-kryeministrit Hashim Thaçi nga qelia, me leje të posaçme për të vizituar familjen.
Në një komunikatë për media, gjykata Speciale ka bërë të ditur se paneli i gjqytarëve ka aprovuar një vizitë të ish-presidentit tek familja e tij në Kosovë. Kjo vizitë sipas Speciales është realizuar për shkaqe humanitare, teksa më tej sqarohet se Thaçi vazhdon të mbetet në paraburgim në Dhomat e Specializuara.
“Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për takim me familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në njoftim.