Një shtëpiake seksi, e cila bënte një jetë të dyfishtë, ka pranuar se ka shkaktuar vdekjen e një 55-vjeçari gjatë një takimi seksual që shkoi tmerrësisht keq.

Michaela Rylaarsdamn, 32 vjeç, është deklaruar fajtore për shkaktimin e vdekjes së 55-vjeçarit Michael Dale. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kaliforni, teksa ata po realizonin një video të çmendur.

Pamjet tronditëse treguan Dale të lidhur nga kyçet e duarve, me shirit ngjitës që i mbulonte gojën dhe një qese plastike që i mbulonte fytyrën për disa minuta, deklarojnë prokurorët.

Rylaarsdamn, një eskortë e martuar, telefonoi 911 gjatë incidentit për ndihmë. Megjithatë, Dale vdiq më vonë të nesërmen në spital për shkak të asfiksisët.

Gruaja nga Kalifornia, e cila vepronte nën emrin e eskortës Asshley SinCal, u arrestua në shkurt të vitit 2025 në lidhje me incidentin. Sipas faqes së saj 32-vjeçares për të rritur, ajo kërkonte 1500 dollarë dhe ‘një bakshish të majmë’ për shërbimet e saj seksuale.

Në dëshmitë në seancat paraprake dëgjimore thuhet se Dale, i cili i pagoi gruas pak më shumë se 11,000 dollarë për takimin, i tha asaj se donte të mbështillej “si një mumje”.

Ndërkohë Michaela Rylaarsdamn jetonte një jetë të dyfishtë nga faqja e saj e internetit me përmbajtje të çuditshme. Në shtëpi ajo ishte e martuar me bashkëshortin e saj, Brandon, i cili pretendonte se ishte plotësisht në dijeni të punës seksuale të gruas së tij dhe madje e ndihmonte të drejtonte biznesin. Çifti i martuar ka edhe tre fëmijë të vegjël së bashku.

“Unë jam një krijim i nivelit të lartë dhe elegant që është projektuar dhe perfeksionuar në mënyrë të përsosur gjatë 10 viteve të përvojës që kam”, shkruhet në faqen për të rritur të 32-vjeçares.

Gjithashtu shkruhet se ajo është në gjendje që të përballojë një bisedë intelektuale dhe stimuluese.

“Ndoshta nuk doni të flisni, por doni të përjetoni performancën më dehëse dhe provokuese të dedikuar vetëm për ju. Më konsideroni si kameleonin e kësaj industrie, të aftë të ridizajnoj veten sipas dëshirave tuaja specifike”, vijon përshkrimi.

Ajo kishte treguar se është nëna e tre djemve dhe u kërkonte klientëve që të vlerësonin kohën e saj ashtu siç ajo do të respektonte të tyren.

Gjatë videos horror, koka e Dale u shfaq në çantë për rreth 8 minuta dhe ai përpiqej që të merrte frymë. Në momentin që ai humbi ndjenjat dhe nuk reagonte, Rylaarsdam kreu një akt seksual aty pranë për faqen e saj të të rriturve, deklaruan prokurorët.

Fillimisht, 32-vjeçarja mohoi vendosjen e çantës mbi kokën e Dale dhe gjithashtu u deklarua e pafajshme për akuzën e vrasjes së shkallës së dytë.

Avokati i saj tha se klientja e tij nuk kishte qëllim t’a vriste burrin duke shtuar se ishte “sigurisht një faktor lehtësues”. Avokati i saj, Dan Cohen, tha:

“Mendoj se nuk kishte qëllim për të vrarë dhe asnjë përpjekje për t’a mbuluar këtë. Ajo veproi në mënyrë të përshtatshme kur e kuptoi se ky ishte një problem. Padyshim që ekziston një element konsensual – jo vetëm diçka për të cilën ai dha pëlqimin, por diçka që ai e kërkonte në mënyrë aktive”.

Avokati vuri në dyshim shkakun e vdekjes së Dale, duke pretenduar se ishte i alkoolizuar si dhe kishte ilaçe me recetë.