Modelja e njohur, Adrola Dushi, kishte pak ditë më parë ditëlindjen, ku festoi 30-vjetorin e lindjes. Miqtë dhe të afërmit i kishin bërë asaj një festë surprizë, e sot ka vendosur që të ndajë disa foto me ndjekësit e shumtë.

Këtë të shtunë, modelja ka ndarë pamjet e para nga festa e saj madhështore, ku ajo që bie në sy kanë qenë elementët që e kanë bërë të veçantë, siç janë lulet, limonët dhe festa në det.

Si gjithmonë, Adrola dukej shumë elegante, ku për ditën e saj të veçantë ka zgjedhur të vishte një fustan nude.

“Unë jam një njeri jo thjeshtë me fat, por një njeri i llastuar nga fati. Kam kaluar një ditë si të jetë një ëndërr, kam marr kaq shume dashuri te sinqerte, gëzim, e hare”, ka shkruar nëna e një djali bashkëngjitur me imazhet në fjalë.