Mëngjesin e sotëm Luiz Ejlli i ka folur Armaldo Kllogjerit, i cili mbrëmë i tha që të mos i flasë fare. Maestro i ndenji fjalës së tij dhe e injoroi duke mos i folur.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Je kalama, shkon e bën gafë vetë dhe ma le mua

Armaldo: Vazhdo se je i rritur

Luizi: Po normal, a kam faj unë a Diola që ta shpjegoi ashtu. Ça faji kam unë. Po ta kuptosh vetë

Armaldo: Je në rregull

Luizi: Po normal që jam në rregull

Këngëtari i tha ‘se nuk i ka bërë ndonjëherë diçka të tillë’ dhe nuk kishte pse të reagonte ashtu.

“Nuk të shkon të reagosh në atë lloj mënyre, për vete se mua s’më bën gjë. nuk je i tillë”, i tha Luizi, ku nga ana tjetër Maestro nuk reagonte fare.