Supermodelja, Naomi Campbell, ka sjellë në jetë fëmijën e dytë. 53-vjeçarja ka mirëpritur në jetë një djalë.

Lajmin e zbuloi në “Instagram” duke publikuar një foto ku mban të voglin në krahë, ndërsa vajza 2-vjeçare mban dorën e tij me dorën e saj.

“I dashuri im i vogël, dije që je i çmuar jashtë mase dhe i rrethuar nga dashuria që nga momenti që na ke bekuar me praninë tënde. Një dhuratë e vërtetë nga Zoti, e bekuar! Mirë se vjen Babyboy”, shkruan modelja e famshme.