Gruaja e Tony Bennett, Susan Benedetto, ka folur për herë të parë që pas ndarjes nga jeta të këngëtarit legjendar.
“Faleminderit të gjithë fansave, miqve dhe kolegëve të Tony-t që festuan jetën dhe veprimtarinë e tij si dhe ndanë dashurinë e tyre për të dhe muzikën”, shkruan ajo në një postim në “Instagram”-in e Bennett.
“Nga performancat e tij si kamerier në Queens deri tek performancat e tij të fundit në 2021 në Radio City Music Halla, Tony kënaqej duke interpretuar këngët. Dhe sado e trishtueshme që ka qenë ikja e tij për të gjithë ne, mund të gjejmë gëzim në trashëgiminë e Tony-t përgjithmonë”, shton Susan.
Këngëtari i “I Left My Heart in San Francisco” vdiq në qytetin e tij të lindjes në Nju Jork të premten, dy javë para ditëlindjes së tij të 97-të.
Ish-mësuesja Benedetto, 56-vjeçare, ishte gruaja e tretë e Bennett.