Ditën e sotme, Meghan Markle feston 42-vjetorin e lindjes. Dukesha e Sussex-it do të festojë së bashku me bashkëshortin e saj, Princ Harry e dy fëmijët e tyre. E me siguri nuk do të mungojë nëna e saj, Doria Ragland.

Pesë vitet e fundit kanë qenë për Markle me shumë emocione, si të bukura ashtu edhe të trishtuara. Në vitin 2018 ajo u martua me Dukën e Sussex-it. Më pas lindi dy fëmijët dhe jeta e saj u bë tema kryesore e mediave të huaja. Gjithashtu ajo mori vendimin e rëndësishëm për të lëvizur nga Britania e Madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa Dukesha pritet të festojë ditëlindjen e saj në mënyrë private, ajo ka ndarë më parë disa njohuri se si ndihet për t’u rritur.

“Të 20-at e mia ishin brutale, një betejë e vazhdueshme me veten time, duke gjykuar peshën time, stilin tim, dëshirat e mia”, shkruante ajo vite më parë, duke shtuar: “Vitet e mia të adoleshencës ishin edhe më keq, po luftoja për të gjetur veten”.

Dhe duket se në të tridhjetat ajo kishte gjetur vërtet veten!

“Duhet të kem qenë rreth 24 vjeçe kur një drejtor i kastingut më shikoi gjatë një audicioni dhe më tha: “Duhet të dish se ke nevojë për më pak grim, më shumë Meghan”, ka shkruar Meghan Markle.

Ndërkohë në moshën 35-vjeçare, Meghan u takua me bashkëshortin e saj të ardhshëm, Princin Harry dhe gjërat kanë ecur fort që atëherë. Krijimi i një familjeje, dy fëmijë i dhanë një tjetër kuptim jetës së saj.

“Është magjike, është shumë e mahnitshme. Unë kam dy fëmijët më të mirë në botë, kështu që jam shumë e lumtur”, tha Dukesha e Sussex-it.

Në kohën kur Meghan mbushi 40 vjeçe në gusht të vitit 2021, Duka dhe Dukesha ishin vendosur tashmë në shtëpinë e tyre në Montecito me Archie dhe të porsalindurin Lilybet Diana. Për të festuar dekadën e saj të re, Meghan ndau disa mendime teksa nisi një iniciativë për gratë…

“Duke reflektuar për ditëlindjen time të 40-të dhe shumë gjëra për të cilat jam mirënjohëse, jam e mahnitur nga fakti që koha është një nga dhuratat tona më të mëdha. Koha me të dashurit tanë, koha për të bërë gjërat që duam, koha e kaluar duke mësuar, duke qeshur, duke u rritur dhe koha e shenjtë që kemi në këtë tokë”, ndau ajo me audiencën.