Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka bërë një gabim në emisionin e mëngjesit në BBC, ku ngatërroi emrin e prezantuesit Charlie Stayt me prezantuesin Huw Edwards. Ky i fundit është pezulluar nga puna pas skandalit që përfshinte një aktivitet të paligjshëm me një adoleshente 17-vjeçare

32-vjeçarja u shfaq në divanin e famshëm të kuq për të promovuar albumin saj të ri, ndërsa diskutonte për momentet kryesore të karrierës me prezantuesit Charlie Stayt dhe Sarah Campbell.

Pikërisht gjatë kësaj bisede, Rita i thirri prezantuesit të lajmeve të BBC-së Charlie Stay, Huw, i cili kohët e fundit u bë qendra e polemikave mediatike, pasi u akuzua se i kishte paguar 35,000 £ një adoleshente për fotografi eksplicite.

“Ju jeni këtu duke bërë publicitet, kjo është bota në të cilën jetoni dhe në të njëjtën kohë ju ruani qartë privatësinë tuaj”, i tha Charlie.

Ndërkohë artistja me famë botërore iu përgjigj: “Po, faleminderit Huw”. E kuptoi menjëherë që i ngatërroi emrin dhe e korrigjoi duke thënë përsëri thjesht “faleminderit”.

Edhe pse ishte një lapsus i momentit, kjo gjë nuk kaloi pa u vënë re nga publiku, të cilët e kanë komentuar në “Twitter” gabimin e këngëtares me origjinë shqiptare.

“Jo Rita Ora duke thënë ‘faleminderit Huw’ në BBC Breakfast FFS”.

“Rita Ora duke thënë ‘faleminderit Huw’ dhe më pas e ndryshon shpejt në ‘faleminderit’. Më bëri të qesh”,

“Pra Rita Ora falënderon Charlie duke thënë ‘faleminderit Huw’ qesharake @BBCBreakfast”, ishin disa nga komentet që njerëzit bënë në Twitter.

Prezantuesit Charlie dhe Sarah vazhduan me intervistën dhe nuk reaguan pas lapsusit që bëri Rita Ora.