Teksa jashtë Kuvendit po mbahet protesta e opozitës, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka mbyllur seancën plenre.
Pas gati një orë e gjysmë debate e tensione, Nikolla kërkoi votimin për mbylljen e seancës për shkak se ish-kryeminsitri Sali Berisha kishte bllokuar foltoren ndërsa deputeti Flamur Noka i binte vazhdimisht bilbilit ndërkohë që deputetët e tjerë flisnin.