Të hënën në orën 17:00 do të mbahet protesta e radhës, e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Menjëherë pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, Berisha dhe turma që e ndiqte nga pas janë zhvendosur drejt parlamentit, ministrisë së Brendshme, bashkisë Tiranë dhe selisë së Partisë socialiste, ku ka bërë një sërë akuzash ndaj socialistëve.

Ndërkohë, Berisha paralajmëroi se nëse të hënë ndryshon ora e mbajtjes së seancës parlamentare, atëherë dhe orari i protestës do të ndryshojë.

“Të hënë në orën 17:00 do të vazhdojë revolucioni pata parlamentit. Nëse ata ndryshojnë orën edhe ne do e ndryshojmë dhe do jemi aty!”- tha Berisha.