Një ish-oficer marins që rrëfeu se kishte përdhunuar dhe vrarë një vajzë 16-vjeçare në vitin 2000, u ekzekutua të mërkurën në shtetin e Mississippi-t. Thomas Edwin Lowden, 58 vjeç, mori një injeksion vdekjeprurës në orën 18:00 ( 01:00 me orën shqiptare) në burgun e Partsman.
Ish-marinsi kishte rrëfyer se kishte rrëmbyer Lisa Grey në vitin 2000 kur e gjeti atë në një rrugë fshati, pasi makina e saj nuk ecte, sepse i ishte prishur goma. Ai pranoi se e kishte përdhunuar në mënyrë të përsëritur adoleshenten në furgonin e tij dhe më pas e kishte mbytur.
Viktima u gjet të nesërmen në anë të rrugës me një “Më fal” të gdhendur me thikë në gjoks, ndërsa në vitin 2001 burri u dënua me vdekje.
Ekzekutimi i tij dje ishte i pari në Misisipi këtë vit dhe i dyti që nga viti 2013, pasi autoritetet në shtet kanë luftuar vitet e fundit për të blerë kimikatet vdekjeprurëse që përdoren për këtë qëllim.
Ishte gjithashtu ekzekutimi i 18-të i një dënimi me vdekje në SHBA në 2022. Dënimi me vdekje vazhdon të zbatohet në rreth gjysmën e 50 shteteve amerikane, por deri më tani këtë vit vetëm pesë (Alabama, Arizona, Misuri, Oklahoma dhe Teksas) e kanë zbatuar atë.